Intervista ndryshe e Bashës: Timoni u takon shqiptarëve (VIDEO)

Lulzim Basha vjen ndyrshë kësaj here. Në një intervistë  për emisionin “Log në Abc News, kreu i PD foli në lëvizje me mjetin e tij duke u nisur nga selia e PD.

“Sinqerisht nuk po më besohet që kam këtë privilegj që në mes të fushatës të kem mundësinë t’i jap makinës. Faleminderit për mundësinë” tha ai.

Në 10 vitet e fundit, Basha u shpreh se kanë qenë shumë të rralla rastet kur i ka dhënë vetë makinës. “Po bën më shumë se 10 vite që e kam pasur të pamundur, me ndonjë rast të rrallë rrugëve rurale me Aurelën. Që i numëroj me gishtat e një dore. Përgjigja që kam është faleminderit për mundësinë që më jep. Dhe justifikimi ishte, është aktivitet mediatik, nuk po e marr për qejf” tha ai duke buzëqeshur.


Gazetari Endri Xhafo u shpreh se spunton për të realizuar intervistën në këtë mënyrë e kishte marrë nga fotoja e tij në drejtimin e makinës disa javë më parë që shkaktoi edhe reagime për metaforën dhe u përkthye sikur donte të thoshte se kërkonte timonin. E ndërsa me një “thumb” për rivalin e tij politik e cilësoi si të shpërdoruar metaforën e timonit, Basha tha se detyra e tij është t’u drejtojë rrugën drejt ndryshimit shqiptarëve.

Ishte foto e një shëtitje në një të diele relaksi në rrugët rurale të Tiranës por metafora e timonit, nuk është metafora ime, pasi unë besoj se timoni u takon shqiptarëve, nuk i takon një njeriu të vetëm, ndërsa drejtuesve u takon të tregojnë rrugën. Është shpërdoruar shumë si metaforë. Të rrëfesh rrugën drejt ndryshimit është përgjegjësia ime” tha ai.

 

 


Shtuar 15.04.2021 21:16