Interi ka bërë zyrtare mbylljen e bashkëpunimit me Yann Sommer, Francesco Acerbi, Stefan de Vrij dhe Matteo Darmian, pasi kontratat e tyre përfundojnë sot.
Yann Sommer iu bashkua zikaltërve në verën e vitit 2023 dhe në tre sezonet e fundit mbajti rolin e portierit titullar të skuadrës. Gjatë qëndrimit të tij në Itali, 37-vjeçari regjistroi 100 ndeshje në Serie A dhe 139 paraqitje në total në të gjitha kompeticionet.
Të lidhura
None found
Gjatë periudhës së tij në San Siro, ish-portieri i kombëtares së Zvicrës fitoi dy kampionate të Serie A, një Kupë Italie dhe një Superkupë Italie, ndërsa shkoi edhe në finalen e Ligës së Kampionëve 2024/25.
Francesco Acerbi mbërriti tek Interi në vitin 2022, një sezon përpara Sommer. Mbrojtësi qendror 38-vjeçar zhvilloi 101 ndeshje në Serie A me fanellën e klubit dhe 148 në total në të gjitha turnetë.
Me Nerazzurrët, ai siguroi dy tituj të Serie A, dy Kupa Italie, dy Superkupa Italie, si edhe dy medalje të argjendta në Ligën e Kampionëve për sezonet 2022/23 dhe 2024/25.
Klubi ka publikuar mesazhe të gjata për të falënderuar dy futbollistët për kontributin e dhënë ndër vite, duke u shprehur: “Faleminderit për gjithçka”.
Sot është gjithashtu dita e fundit e Matteo Darmian me fanellën zikaltër. Mbrojtësi ka kaluar gjashtë sezonet e fundit në San Siro, ku numëroi 150 paraqitje në Serie A dhe 218 në të gjitha garat.
Në fund të aventurës së tij në Milano, Darmian largohet me tre tituj kampioni, tre trofe të kupës në Itali, tre Superkupa dhe dy finale të Ligës së Kampionëve.
Edhe kontrata e Stefan de Vrij me Interin mbaron sot. Mbrojtësit holandez i ishte dhënë mundësia të rinovonte, por ai ka vendosur të transferohet te Panathinaikos në Athinë.
