Integrimi në BE, korrupsioni dhe debatet brenda partisë, zbardhet takimi i ambasadorit gjerman me Bashën

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ambasada gjermane ka zbardhur detaje nga takimi, dhe mësohet se temë e bisedës ishin ndër të tjera puna aktuale në parlament, procesi i reformave në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Një çështje tjetër që është diskutuar mes Bashës dhe Zingraf-it ka qenë dhe situata brenda PD-së./albeu.com


Shtuar 30.11.2021 16:39