Institucionet “ngopin” punonjësit me para, pagat marramendëse të drejtorëve që “shtangin” këdo që i sheh

Skandali i publikimit të të dhënave ka nxjerrë në pah edhe shpenzimet marramendëse dhe pagat e majme të institucioneve të pavarura.

Më konkretisht, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ka një drejtor që merr një pagë prej 700 mijë lekësh të reja në muaj. Rroga më e ulët në këtë institucion është 71 mijë lekë të reja dhe ka një staf prej më shumë se 160 peronash.

Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë ka 510 punonjës.

Paga më e lartë në këtë institucion është ajo e Guvernatorit që në prill të këtij viti rezulton të ketë qenë 877 mijë 204 lekë të reja. Ndërsa paga më e ulët rezulton të jetë 34 mijë e 700 lekë të reja, që përkatësisht paguhen punëtorët e ngarkim-shkarkimit atje.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka 249 punonjës. 310 mijë e 500 lekë të reja është paga më e lartë e këtij institucioni që merr drejtori Ardian Çela. Më e ulëta është 13 mijë lekë të reja që merr një specialist tregu.

Albpetrol ka në staf 1 mijë e 811 persona. Drejtori i departmentit ka një pagë prej 592 mijë e lekësh të reja, që është edhe më e larta, ndërsa paga më e vogël është 7 mijë e 700 lekë të reja.

Ujësjellës Kanalizime në të gjitha degët ë qarqeve ka një staf prej 7 mijë e 300 personash. Paga maksimale është 97 mijë lekë të reja ndërsa ajo më e ulëta, 5 mijë e 700 lekë të reja.

Dosja.al ka nxjerrë të dhënat e plota mbi këto shpenzime./albeu.com/