Inflacioni u ngjit në 3.4% gjatë korrikut, transporti shtrenjtoi ndjeshëm çmimet

Inflacioni në Shqipëri vijoi rritjen gjatë korrikut, duke arritur në 3.4%. Norma shënoi rritjen e dytë radhazi dhe qëndroi mbi objektivin prej 3% të Bankës së Shqipërisë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se inflacioni ishte 3.2% në qershor, ndërsa në korrik të një viti më parë regjistrohej në 2.5%. Krahasuar me muajin paraardhës, çmimet e konsumit u rritën me 0.2% deri në fund të korrikut.

Të lidhura

None found

Presionin kryesor mbi çmimet vijojnë ta ushtrojnë ushqimet, shpenzimet e banimit dhe transporti. Megjithatë, gjatë këtij muaji transporti u rendit si kategoria me rritjen më të madhe vjetore.

Çmimet e transportit u rritën me 8% kundrejt korrikut të vitit të kaluar, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të lëndëve djegëse. Ky grup kontribuoi me 0.52 pikë përqindjeje në inflacionin e përgjithshëm, ndërsa vetëm gjatë korrikut u shtrenjtua me 4.7%.

Pas transportit, grupi “Argëtim, sport dhe kulturë” regjistroi rritjen e dytë më të lartë vjetore, me 6%. Ndërkohë, sigurimet dhe shërbimet financiare u shtrenjtuan me 4.5%.

Edhe kostot e lidhura me banesën vijuan të rriten. Qiratë, uji, energjia elektrike, gazi dhe karburantet e tjera u shtrenjtuan me 4.1% në bazë vjetore, duke dhënë një kontribut prej 0.83 pikë përqindjeje në inflacion.

Ushqimet dhe pijet joalkoolike mbeten grupi me ndikimin më të madh në rritjen e çmimeve, me një kontribut prej 1.18 pikë përqindjeje. Pavarësisht kësaj, brenda muajit korrik çmimet e ushqimeve ranë me 0.5%.

Në krahasim me një vit më parë, ushqimet rezultojnë 3.5% më të shtrenjta.

Vetëm dy kategori shënuan ulje vjetore të çmimeve. Veshjet dhe këpucët u liruan me 1.8%, ndërsa produktet dhe shërbimet e informacionit dhe komunikimit patën një ulje prej 0.9%.

Shifrat e korrikut dëshmojnë se presionet inflacioniste janë zgjeruar. Përveç ushqimeve dhe shpenzimeve të banimit, rritja e transportit po ndikon ndjeshëm në çmimet e konsumit dhe po shton barrën mbi buxhetet e familjeve.


Shtuar 10.08.2026 17:25

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetpasacasinocasibommatbetsultanbeyli escortiptvGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibomhızlıcasino girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom