Incidenti në Kavajë, Rama: Grida tha e ka kushëri, se ajo i shef nga qimet këto punë

Edi Rama ka komentuar sërish ditën e sotme plagosjen e sekretarit të PD-së në Kavajë dy ditë më parë.

Rama tha se Grida Duma e bëri kushëri me autorin, mirëpo kjo nuk është e vërtetë. Me ironi, kreu i qeverisë shtoi se Grida i di këto punë pasi i shikon nga qimet.

Ndërsa për demokratët, Rama i bëri thirrje që të heqin televizorin në momentin kur ai del.

Rama: E patë atë kushëririn tim. Grida tha e ka kushëri, se ajo i shef nga qimet këto punë. Pa atë me mjekër dhe më pa mua më tha janë kushërinj. Kështu janë. Po i them atyre që janë të djathtë, ca do të thotë. Hani djathë, pini raki, hani qepë se atë e kam qejf dhe unë. Po i them qytetarëve të Tiranës, që cfarë i djathtë je? Mor hiqe televizorin kur dal unë, nuk do të kërkoj krushqi, se jam i martum. /albeu.com/


Shtuar 21.04.2021 13:50