Incidentet në uzinat ushtarake, Rama u përgjigjet kritikëve: Institucionet kanë funksionuar siç duhet

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave për incidentet në bazat ushtarake të Gramshit.

Rama ka hedhur poshtë akuzat se siguria kombëtare është cënuar.

Shefi i qeverisë ka theksuar se institucionet kanë funksionuar siç duhet.

“Me u gjet Kola në punë!” është një shprehje popullore që kaq shumë u shkron mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare, shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane, portale e faqe personale, duke mos lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!” shkruan Rama.

Kujtojmë se brenda 24 orëve të fundit u regjistruan dy incidente të njëpasnjëshme në Gramsh dhe Poliçan, ku shtetas të huaj përdornin aparatë për të fotografuar bazat./albeu.com/