Incident në koncert, Dj të njohur ia hedhin shishen fytyrës

Martin Garrix ka pësuar lëndime gjatë një shfaqjeje në Las Vegas ditën e djeshme.

Një pjesëmarrës i hodhi shishen duke e goditur në fytyrë raportojnë mediat e huaja.

DJ, i cili pati një performancë të jashtëzakonshme të shtunën, ndau disa imazhe në Instastory ku shihet se ka një prerje në faqe dhe sipër vetullës.

Megjithatë, Garrix duket se nuk e shqetëson ky fakt.

“Shpresoj që kushdo që ka hedhur shishen gjatë koncertit të ketë një ditë të mirë dhe ta ketë shijuar momentin. Ishte një gjuajtje e mirë”, ka shkruar ai.


Shtuar 12.06.2022 17:47