Ditën e sotme, batutat dhe thumbimet kanë qenë të ndërsjellta te shkëmbyer në Komisionin për Arsim dhe Informim Publik, mes demokrates Ina Zhupa dhe socialistes Evis Kushi.
Zhupa ka siguruar grupin e mazhorancës, se ndryshe nga sa ka ndodhur me të kur ishte vetëm anëtare e komisionit, atyre do t’u lejohet e drejta e fjalës.
Në lidhje me këtë, Kushi është shprehur se kjo nuk është e vërtetë, ndërsa ka shtuar se nëse opozita ka pasur një periudhë të “nxehtë” me protesta, mazhoranca e ka pasur të zënë me punë.
DEBATET
Zhupa: “Në 2025 uroj që komisioni të drejtohet nga PS”.
Kushi: “Të respektojmë bashkë rregulloren, sidomos ju si drejtuese e komisionit. Të mos bëjmë kompromis me të drejtat e nxënësve dhe studentët. Për opozitën ka qenë një sezon i nxehtë me protesta, për mazhorancën ka qenë sezon i nxehtë për punë”.
Zhupa: “Fjala këtu është e shenjtë, do të flisni sa të doni se pse si anëtare e kam vuajtur këtë pjesë. Nuk kemi shfrytëzuar politikisht pjesën e arsimt dhe kulturës, por propozimet tona kanë qenë përtej partisë dhe ideologjsë”.
Mazhoranca, MA ka bërë punë gjatë verës, ka shtruar njerëz në administratë e jo rroga apo trajnime për mësuesit. Atë që keni bërë nuk e quaj punë.