Ilir Meta: I dua shumë filipinaset, nuk jam kundër të vijnë të punojnë në Shqipëri

Në një konferencë për shtyp nga Durrësi, ish-presidenti Ilir Meta, ka shprehur simpatinë që ka për filipinasit.

Meta shprehet se “i do shumë dhe nuk është kundër që të vijnë dhe të punojnë në Shqipëri”.

Meta: “Pak më parë takova një filipinase , i dua shumë filipinasit dhe filipinaset për arsye se i njoh nga afër edhe për arsye sepse janë mjaft punëtorë. Nuk jam kundër që në Shqipëri të vijnë filipinas dhe filipinase dhe të punojnë dhe njëra prej tyre që unë e njoh shumë mirë Mikaela është e martuar me një shqiptar ka dhe tre fëmijë që kanë nënshtetësi shqiptare, por që për arsye më të pakuptimta për të mos thënë korrupsioni, sot e kësaj dite ajo nuk e merr shtetësinë shqiptare.

Unë jam për atë që nuk mund të zëvendësojmë shqiptarët as me filipinas, as me qëytetarë të nderuar nga Afrika e kudo nga e gjithë bota, ne kemi objektivin që në radhë të parë ta bëjmë Shqipërinë me katër milion shqiptarë plus dhe pastaj jemi të hapur të vijnë, të punojnë e të shërbejnë edhe nga vende të tjera. Por shqiptarët duhet të jenë zotër të vendit të tyre dhe jo refugjat në vendet e tjera. U bënë 32 vite, nuk jemi në vitet ’90 ku njerëzit hidheshin në anije se nuk kishin asnjë copë buke në shtëpi e thoshin “më mirë të vdesim në det” sesa të vdesim në mjerim dhe të poshtëruar nga regjimi i vendit”.


Shtuar 23.04.2024 11:37