Ilaria Salis nga protesta para Kryeministrisë: Është e drejtë të kundërshtohet modeli i korrupsionit, Shqipëria po jep një shembull për botën

Protesta kombëtare e zhvilluar sot përpara Kryeministrisë mori një jehonë të veçantë ndërkombëtare, pasi në tribunë u ngjit eurodeputetja italiane Ilaria Salis, për t’iu drejtuar qytetarëve shqiptarë të mbledhur në ditën e 28-të të qëndresës kundër qeverisë së Edi Ramës.

E pritur me brohoritje të forta nga të pranishmit, Salis e përshkroi këtë lëvizje qytetare në Shqipëri si një shfaqje kurajoje që, sipas saj, mund të shërbejë si model për gjithë Evropën. Ajo deklaroi se në këto rrugë, në emër të asaj që e quajti “revolucioni i flamengove”, po shihet një Evropë më e mirë se ajo e Brukselit.

Të lidhura

None found

Në fjalën e saj, eurodeputetja italiane u ndal edhe te çështja e pasurive natyrore të vendit, duke kërkuar që ato të mbrohen nga interesat e oligarkisë dhe klientelizmit.

“Shqipëria, toka e saj, bukuria e saj, pasuria e saj kulturore, nuk është një mall për t’u shitur ofertuesit më të mirë. Ishulli i Sazanit dhe laguna e Nartës duhet të qëndrojnë zona të mbrojtura për të gjithë dhe për gjeneratën e ardhshme. Nuk duhet të bëhet një park lojërash për të pasurit”, u shpreh Salis nga tribuna përpara Kryeministrisë.

Ajo theksoi më tej se reagimi i qytetarëve kundër modelit të korrupsionit dhe privilegjeve është plotësisht i drejtë, duke nënvizuar se ky sistem nuk sjell përfitim për popullatën, por u shërben vetëm interesave të më të fuqishmëve. Sipas saj, fatkeqësisht, ky fenomen nuk është i kufizuar vetëm në Shqipëri, por shfaqet edhe në Evropë dhe në botë.

Salis vlerësoi në mënyrë të veçantë qëndresën e qytetarëve shqiptarë, duke thënë se mesazhi që po del nga bulevardi i Tiranës po i kapërcen kufijtë dhe po kthehet në një mësim dinjiteti për popujt e tjerë.

Sipas saj, qytetarët po shkruajnë histori, duke treguar një rrugë të ndërtuar mbi kurajën, dinjitetin dhe bashkësinë kolektive. Eurodeputetja nënvizoi se ky përbën një shembull të shkëlqyer për të marrë në dorë fatin tonë dhe për të mos lejuar që oligarkia të vendosë për të ardhmen e shoqërisë.


Shtuar 27.06.2026 20:42

casibommeritkingcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetzirvebetcasibomGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas