Ikën energjia elektrike në Komisionin e Ligjeve, ndërsa diskutohej huaja për OSHEE (VIDEO)

Në Komisionin e Ligjeve po diskutohet projekt-ligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a. (OSHEE), dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e OSHEE-së për reagimin ndaj krizës së pandemisë Covid-19″.

Ndërsa po diskutohej për marrjen e huasë për OSHEE-në, në komision ka ikur energjia elektrike.

Megjithatë mbledhjet kanë vijuar dhe pa drita.

Kjo situatë e krijuar është shoqëruar me batuta mes deputetëve.

Ardian Çela i OSHEE-së ka filluar të qeshë dhe ka thënë: “Edhe aeroplani bie, edhe avioni bie, megjithatë shoh që mikrofoni është i ndezur, duhet parë çelësi i brendshëm”.

Ardhja e energjisë u vonua dhe ashtu në errësirë u votua në parim marrja e huasë për OSHEE-në.

Mësohet se shkak i ndërprerjes së energjisë është bërë një shkëndijë elektrike./albeu.com

 

 


Shtuar 26.10.2021 11:08