Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic nuk u paraqit këtë fundjavë me Milanin pas kartonit të verdhë në ndeshjen paraprape.
Sidoqoftë, suedezi padyshim që ka gjetur një mënyrë për ta kaluar kohën, shkruan FrontOnline.
Të lidhura
None found
Ai u pa në Livorno duke u shëtitur në një jaht, vlera e të cilit është 20 milionë euro.
Ibrahimoviq njihet si fans i flaktë i anijeve, derisa tashmë ai posedon një jaht personal.

Por, tani sulmuesi me prejardhje boshnjake synon ta përdorë edhe jahtin e ri, i cili është 40 metra i gjatë.
Jahti ka një pishinë me pamje kah deti, palestër, xhakuzi, zonë “Barbecue” dhe pesë dhoma gjumi.
Qiraja javore e këtij jahti kushton mes 190 – 225 mijë euro.
Megjithatë, mediat italiane shkruajnë se Ibrahimoviq dëshiron ta blejë atë dhe jo ta marrë me qira, derisa ai ofron 20 milionë euro./FrontOnline/
