Ende pa nisur bie Superliga Europiane, ja 6 klubet që tërhiqen

Vetëm dy ditë zgjati SuperLiga e Europës me klubet elitare të futbollit europian, raporton tabloidi britanik talkSPORT.

Mësohet se Man. City është klubi i parë që është tërhequr nga SuperLiga me 12 klube dhe të njëjtën gjë po bën edhe Chelsea duke i dhënë një goditje të fortë projektit të ri që sipas organizatorëve duhej të sillte spektakël dhe në fakt solli një reagim shumë të ashpër nga të gjitha anët.

Gjithashtu edhe Barcelona, Atletiko Madrid, Arsenali dhe Manchester United janë klubet që tërhiqen nga Superliga Europiane.

Sot Chelsea që do të luajë në Premier League u rrethua nga mijëra tifozë para “Stamford Bridge” në një protestë të mirëfilltë çka solli dhe reagimin e Abramovich i cili nisi menjëherë procedure e tërheqjes së dokumentacionit.

Nuk mjaftoi me kaq sepse edhe Man. City veproi menjëherë duke u tërhequr dhe tanimë klubet e tjera angleze do ta bëjnë një gjë të tillë.

Duket se SuperLiga dështon ende pa nisur mirë por priten edhe zhvillime të tjera të rëndësishme ndërkohë që të gjithë, tifozë, Federata, Liga Futbolli, kryetarë shtetesh dolën kundër një projekti të tillë.


Shtuar 20.04.2021 21:03