Ibra i bën thirrje të qëndrojë Donnarummës: Ai është i çmuar, mund të ishte bërë legjendë te Milani (FOTO LAJM)

Zlatan ka folur në një intervistë për Gazzetta dello Sport:

“Unë do t’i thosha të qëndrojë deri në fund, tha suedezi për portierin i cili pritet të largohet këtë verë në drejtim të Juventusit ose Barcelonës, shkruan Albeu.com.

Donnarumma? Ai u rrit në Milano, ai mund të ishte portieri i ekipit për njëzet vjet. Ai është më i forti në botë, mund të bëhet legjende te Milani, si Paolo Maldini. Do t’i thosha të qëndrojë në Milano deri në fund”, tha Ibra. /albeu.com/


Shtuar 4.06.2021 09:33