I zhdukur prej 1 jave, gjendet i vetëvarur 67-vjeçari në Fier

Një 67-vjeçar në Fier i ka dhënë fund jetës së tij. Ai është gjetur i vetëvarur në fshatin Daullas mbrëmjen e sotme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00. 67-vjeçari me iniciale K.G. banues në Fier, është gjetur i vetëvarur.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim që prej datës 30 korrik pasi ishte larguar nga banesa.

Sipas deklaratave të familjarëve në polici, dyshohet se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 20:00, në fshatin Daullas është gjetur dyshohet i vetëvarur shtetasi K. G., 67 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 30.07.2021 për largim nga banesa dhe sipas familjarëve vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 5.08.2021 21:40