I shpallur në kërkim për lëndë narkotike, arrestohet 29-vjeçari nga Saranda (EMRI)

Ka rënë në prangat e policisë 29-vjeçari nga Saranda, i cili ishte i shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Bëhet fjalë për Mikelo Jaha, 29 vjeç, banues në Sarandë.

Njoftim policie

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Finish”.
Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në Ksamil ndodhej një shtetas në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Finish”, në kuadër të të cilit u bë kapja e shtetasit:
Mikelo Jaha, 29 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 19.01.2021, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Më datë 03.05.2019, nga strukturat e DVP Gjirokastër, në vendin e quajtur “Liqeni i fshatit Levan”, janë gjetur të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa, si dhe janë sekuestruar një sasi farash të bimëve narkotike dhe një sasi lënde narkotike kokainë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 29-vjeçari është autor i këtyre veprimtarive kriminale.

Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Gjirokastër./albeu.com


Shtuar 1.07.2022 15:40