I servir golin e sigurt shokut të skuadrës, Broja merr rolin e protagonistit në finalen me Ajax (VIDEO)

Viteshe ka barazuar rezultatin kundër Ajaksit. Skaudrat aktualisht janë në shifrat 1-1 dhe meritë këtu ka edhe lojtari shqiptar Armando Broja. Baraspesha kalon nga këmbët e talentit të Kombëtares kuqezi. Broja ka marrë rolin e protagonistit në finalen e Kupës së Holandës, teksa i ka servirur një gol të sigurt shokut të tij të skuadrës, Opendas.

Sulmuesi 20-vjeçar shmang një prej lojtarëve kundërshtarë dhe pasi gjendet me topin në zotërim në zonë, vendos të shërbejë për Opendan. Ky i fundit gjendet i vetëm përballë portierit dhe mjafton një shtyrje për ta ndalur topin në rrjetë.


Shtuar 18.04.2021 19:47

Tags: , ,