I rrezikohet posti i kryetarit, Basha takon demokratët në Berat: Nga zgjedhjet dolëm të bashkuar

Partia Demokratike do të zhvillojë zgjedhjet brenda partisë në datë 13 qershor të këtij viti.

Katër kandidatët të cilët do të vihen përballë janë Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Edit Harxhi.

Por pak para zgjedhjeve, kreu aktual i PD-së Lulzim Basha ka shkuar në Berat ku po zhvillon një takim me demokratët.

Nga atje ai është shprehur se nga zgjedhjet dolën më të fortë dhe më të bashkuar, ndërsa shton se ato zgjedhje nuk kishin asnjë lidhje me demokracinë.

“Tani e vërteta është që se kemi bërë këtë punë për Bashën, apo jo? As për Tomorin, as për Kasemin, as për  kandidatët e tjerë. S’e kemi bërë për veten tonë. Shqiptarët na ndoqën sepse e besuan që ne po e bënim këtë për ta, këtë betejë po e bënim për Ta, të vetëdijshëm që ne ishim e vetmja fuqi që  mund t’i kundërviheshim regjimit. Dhe  shqiptarët kam bindjen e thellë do të vazhdojnë të na ndjekin nëse japim garanci që betejën do ta vazhdojmë për ta.”-është shprehur Basha.

/albeu.com/


Shtuar 25.05.2021 13:08