Autoritetet indiane kanë arrestuar pesë persona të cilët akuzohen për vrasjen e një gruaje 60-vjeçare, e cila ra viktimë e një “sacrifice” rituale .
64-vjeçarja Sandy Shaw u vra dhe iu pre koka me hanxhar në vitin 2019 në një tempull në qytetin Guëahati në shtetin verilindor të Indisë , Assam .
Policia nuk kishte bërë asnjë hetim në lidhje me rastin derisa trupi pa kokë i viktimës u identifikua përfundimisht janarin e kaluar.
Gjithashtu në kërkim janë shpallur edhe 7 të tjerë të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me 5 të arrestuarit. Një nga pesë të arrestuarit, 52-vjeçari Pradeep Pathak , dyshohet se ka oganizaur r “sakrificën” e viktimës si pjesë e një ceremonie fetare të organizuar për të shënuar përvjetorin e vdekjes së vëllait të tij, sipas shefit të policisë. “I pandehuri me sa duket besonte se kjo sakrificë do ta qetësonte shpirtin e të ndjerit”, shpjegoi ai.
Shërbimi Kombëtar i Dokumenteve Kriminale ka regjistruar 103 raste të sakrificës njerëzore në vend midis viteve 2014 dhe 2021, shumica e të cilave janë kryer në kuadër të ritualeve fetare./albeu.com/