I ofendoi vëllain në burg, Daniel Dushku zbulon si rrëmbeu Kozak Braçin: Nuk ishim 20 veta, ti po qaje e luteshe! (VIDEO)

Vazhdon të bëjë bujë pengmarrja e Kozak Braçit, ngjarje e cila ndodhi pas përplasjeve dhe ofendimeve në rrjetet sociale.

Pas rrëmbimit ai tha  LIVE në rrjetet sociale se u mor peng nga 20 persona dhe nga 20 makina. Pavarasisht se vazhdon të jetë në arrati nga polici e Shtetit, vëllai i Fabio Dushkut, Danieli, ka reaguar dhe ka zbuluar se cfarë ndodhi në rrëmbimin e Kozakut.

Danieli rrëfen se e kanë marrë me forcë në makinë dhe e kanë goditur mirëpo më pas e kanë lënë të lirë pasi Kozaku iu premtoi se do kërkonte falje publikisht për sharjet që kishte bërë ndaj Fabio Dushkut.

Rikujtojmë se përplasja në rrjetet sociale vazhdonte prej 1 jave, ku Kozak Braçi sulmonte dhe ofendonte Fabio Dushkun, të dënuar përjetë në një burg grek.

Ka qënë vëllai i Fabio Dushkut ai që mori peng bashkë me 3 shokët e tij Kozak Braçin dhe e detyruan atë të kërkonte falje për ofendimet e bëra në Instagram.

“Përshëndetje, kam pa ca video ca lajme që thotë se kanë ardhur 20 vetë me 4 makina. Nuk është e vërtetë thjesht kemi ardhur 4 veta, e kemi fut në makinë dhe i kemi fut 4 shpulla.

Dhe kështu, për arsye se na kishte shajt nga familja, cdo kush mund ta bënte një gjë të tillë, kishte një javë që shante nga familja. Kur të kishim në makinë ti po qaje, më the më lini të ik se do i kërkoj falje publikisht Fabios.

Ti nuk paske as be as fe, je rob pa besë, dhe sa për takim ti di ku të flasësh, është shumë e lehtë të më gjesh, di ku të më marrësh në telefon. Boll gënjeve, boll i rrejte kalamajt‘- thotë në videon e publikuar nga ‘Joq’, Daniel Dushku. /albeu.com/

 

 


Shtuar 26.09.2021 09:56