Herojtë e luftës me zjarrin prej më shumë se dy javësh po rrezikojnë jetën e tyre duke shpëtuar hektarë me tokë, pyje e banesa të rrezikuara nga flakët.
Kastriot Bega është personi që po shikoni në foto, të nxirë nga tymi dhe me një sëpatë në dorë. Bega është zjarrfikës i Vlorës dhe drejtori i zjarrfikëses së këtij qyteti.
Prej shumë ditësh, Bega ndodhet në vijën e parë të rrezikut bashkë me kolegët e tij, në luftë më flakët.