I mori jetën gruas në derën e Gjykatës së Elbasanit, Buzo dënohet për dhunë në familje

Koço Buzo i cili në muajin Maj 2021, ekzekutoi me automatik në sy të fëmijëve gruan e tij, Liljana Buzo është dënuar me 3 vite burgim nga gjykata e Elbasanit.

Buzo u deklarua fajtor dhe u dënua nga gjyqtari Taulant Tafa, për akuzën e “Dhunës në Familje”.

Të lidhura

None found

Ky dënim nuk lidhet me ngjarjen e vrasjes së gruas, por me çështjen e parë penale kundër Koço Buzos, që bën fjalë për dhunimin e bashkëshortes gjatë kohës kur ajo ishte gjallë.ky dënim do të ishte dhënë që në muajin maj, por krimi që ndodhi shtyu gjithçka.

Në ditën kur gjykata e Elbasanit kishte planifikuar të zhvillonte gjyqin kundër Koço Buzos, ky i fundit është paraqitur me vonesë në gjykatë. Djali i të pandehurit, nga salla e gjyqit ka telefonuar babain e tij, duke e pyetur se ku ishte, por Koço, ia ka kthyer se për 5 minuta vinte brenda në sallën e gjykimin. Gjyqtarja e çështjes vendosi që të shtyjë seancën gjyqësore, ndërsa të pranishmit në sallën e gjykimit, kanë dalë jashtë.

Mes tyre ishte dhe Liljana Buzo, e cila që në kontaktin e parë me bashkëshortin e saj, Koçon, ka rënë pre e sulmit me armë. Koço Buzo u paraqit me armën që e mbante në një çantë sportive me të cilën kishte planifikuar të kryente vrasjen e gruas, gjë të cilën e realizoi jashtë ambjenteve të gjykatës.

Për këtë krim të rëndë nuk ka nisur ende gjyqi. Që prej vitit 2020, viktima Liljana Buzo kishte denoncuar të shoqin Koço Buzo për dhunë e kërcënime të vazhdueshme. Dhe si për ironi të fatit, Buzo e mori dënimin për dhunë në familje, pasi vrau gruan. /oranews

 


Shtuar më 18.08.2021 18:39

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel giriş