I mbijetoi holokaustit, rrëfehet gjyshja ukrainase: S’më kanë vrarë Stalini e Hitleri, s’do t’ia arrijë as Putini

Teksa lufta në Ukrainë është futur në muajin e tretë të saj, histori të ndryshme vijnë nga konflikti, të cilat janë vërtet befasuese.

Megjithatë, edhe pse me shumë qytete të rrethuara, ukrainasit duket se nuk kanë ndërmend të dorëzohen. Një dëshmi force, është ajo e një gjysheje, që ka qëndruar në kampe përqendrimi në të njëjtën kohë me Ana Frankun. Anastacia Gulei, sot 96 vjeç, ka thënë se është detyruar të arratiset nga Ukraina pas pushtimit.

Ajo ka thënë se për 4 muaj ka qëndruar e burgosur në kampin e Auschitzit, në të njëjtën kohë me të famshmen Ana Frank.

Edhe pse atje vdiqën të paktën 1.1 milion njerëz, kryesisht hebrenj, Anastacia ka arritur të arratiset, kurse tani duket se është e vendosur t’i mbijetojë edhe agresionit të Putinit.

“I kam mbijetuar Hitlerit dhe Stalinit e do t’i mbijetojë edhe këtij Putinit”, shtoi Anastacia.

Kjo gjyshe që i mbijetoi holokaustit i ka krahasuar lëvizjet e Putinit në Ukrainë me ato të nazistëve, e më herët këtë muaj me rastin e 77-vjetorit të lirimit nga kampi i përqendrimit Bergen-Belsen, Putinin e ka cilësuar si njeri të gjenocidit.

“Nuk kam fjalë për adhuruesin e Hitlerit nga Kremlini dhe ato që i bëri në Bucha dhe Mariupol”, tha në fund kjo gjyshe ukrainase.


Shtuar 25.04.2022 18:13