I maskuar dhe i armatosur grabiti një pikë kaburanti, arrestohet 31-vjeçari (EMRI)

Policia e Lushnjës ka zbardhur grabitjen e një pike karburanti, të kryer në kërcënimin e armës, dhe si rezultat ka arrestuar autorin. Në kuadër të operacionit të koduar “How it ends” është vënë në pranga shtetasi Fabjan Bujaraj, 31 vjeç, banues në Lushnjë.

Autoritetet raportojnë se nga hetimet ka rezultuar se Fabjan Bujaraj,, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka hyrë i maskuar në një karburant dhe duke kanosur me armë gjahu, ka marrë një shumë parash (një pjesë të xhiros ditore).

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut që ka përdorur autori për të kryer vjedhjen, automjeti që kishte marrë me qira, veshjet që ka mbajtur gjatë vjedhjes, një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë dhe një peshore elektronike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 


Shtuar 7.11.2023 19:16