Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme gjendet në “Fiks Fare” ku po përballet me një intervistë pak më ndryshe se sa e kemi parë në ditën e enjta politike.
Dy moderatorët për t’a bërë intervistët më argëtuese kishin marrë një makinë e cila tregon të “vërtetën”. Pyetje e parë që iu bë kryeministrit, vetëm për një test fillestar, ishte mbi emrin.
Rama u përgjigj se quhej “Edi” dhe makina e nxorri dy herë gabim. Kryeministri nuk hiqte dorë nga përgjigja e parë dhe u detyrua të nxirrte kartën e ID.
Aty u pa që kryeministri quhej Edvin dhe jo Edi dhe i gjendur ngushtë u shpreh se Edvin ishte një emër I vendosur nga gjyshja dhe ai nuk e pëlqentë atë. /albeu.com/