I kërkuar në Shqipëri për vrasje të dyfishtë, Dubai liron Florenc Çapjan

Florenc Çapja i kërkuar në Shqipëri për vrasje e Nezir dhe Gentian Beqiri (babë e birë) është liruar nga qelia në Dubai që nga 12 korriku.

Kjo ka ardhur në një kohë ku në Shqipëri vijojnë procedurat për ekstradimin e tij, ku jo më larg se një javë më parë, SPAK i është drejtuar me 3 kërkesa Emirateve të Bashkuara për Florenc Çapjan duke kërkuar që ti komunikohet mbyllja e hetimeve, dërgimi i çështjes në gjyq dhe kërkesa për ekstradim.

Kujtojmë se Florenc Capja akuzohet për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në Elbasan në vitin 2012. Lidhur me këtë ngjarja është vënë në pranga xhaxhai i tij Ardian Çapja. Gentian Beqiri u vra më 15 gusht 2012, ndërsa babi i tij Nezir Beqiri u rrah për vdekje në po të njëjtën ditë. Emri i Gentian Beqirit lidhet me vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, në vitin 2005.


Shtuar 28.07.2021 16:03