I kaloi stafetën Ballës, Çuçi: I bindur se do t’i çojë punët e Ministrisë përpara

Ditën e sotme, Taulant Balla u betua si ministër i Brendshëm.

Ish-ministri Çuçi, i dorëzoi stafetën dhe në fjalën e tij shprehu falënderime për stafin e Ministrisë së Brendshme dhe vuri në dukje se arritjet në disa prej prioriteteve të punës së institucionit, janë rezultat i kontributeve të të gjithëve.

Sakqa, pasditen e sotme, Çuçi përmes një reagimi në rrjetet sociale e shpreh se funksionet publike janë të përkohshme dhe se ajo çfarë mbetet është puna dhe shërbimi ndaj qytetarëve.

Ai beson se pasardhësi i tij, Taulant Balla  së bashku me ekipin e vet do çojë përpara punët në këtë institucion.

“Funksionet publike janë të përkohshme. Çfarë mbetet e ka vlerë të pashlyeshme është puna dhe shërbimi ndaj qytetarëve që gjithmonë presin e meritojnë më shumë nga ne. I dorëzova sot Taulantit një #ExitMemo me prioritetet e 2023 të Ministrisë së Brendshme, me bindjen se bashkë me ekipin e tij ai do të çojë përpara punët në këtë institucion kaq shumë të rëndësishëm”, shkroi ai.

/Albeu.com.


Shtuar 15.07.2023 20:23