I hoqi pacientit me Covid aparatin e frymëmarrjes, arrrestohet shqiptari në Greqi: Nuk e di si ka ndodhur

Policia greke ka arrestuar një 60-vjeçar shqiptar, i cili rreth dy javë më parë i hoqi aparatin e frymëmarrjes një 76-vjeçari të infektuar me Covid dhe që ishte i intubuar.

Sipas mediave greke shqiptari, i identifikuar si Spiro.M., i hoqi pacientit tjetër aparatin pasi ishte i shqetësuar nga zhurma, çka shkaktoi edhe vdekjen e 76-vjeçarit.

Arrestimi i shqiptarit u bë pasi ai u shërua nga covid, por sipas mediave greke 60-vjeçari ka deklaruar se nuk ka lidhje me çështjen. Në deklaratën e tij, ai është shprehur se ka qenë në gjumë dhe nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur.

Deklaratat e tij nuk kanë rezultuar bindëse, pasi nga hetimet ka rezultuar se në aparat ishin gjetur gjurmët gishtërinjve të shqiptarit.

Shtuar 21.04.2021 08:04