Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të kryesisë për t’i hequr vulën, pas vendimit të tij për të mbledhur Këshillin kombëtar, për të ndalur zgjedhjet e 29 Korrikut.
Në reagimin e tij Bardhi thekson se është shkelur statuti i partisë, dhe se vendimi është marrë pa kuorumin e partisë.
Reagimi i Bardhit:
Nuk e kam zakon te komentoj veprime dhe akte qesharake dhe nen e efektin e dëshpërimit. Por për kureshtjen tuaj:
Vula administrohet sipas nenit 8 të Statutit dhe urdhrit nr. 218, datë 07.11.2019 të Kryetarit të Partisë; ndërsa dokumentimi, arkivimi, dhe protokollimi behet sipas nenit 21 të Statutit të Partisë dhe rregullave të miratuara me udhëzimin nr. 8, datë 19.01.2020 të Sekretarit të Përgjithshëm. Statuti i Partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë, e aq me pak me vendim pa kuorum të kryesisë! Statuti është vullnet i përbashkët i rreth 7000 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD. Për këtë arsye, për zhvillimet në PD referojuni vetëm dispozitave të Statutit, se me letra me firma mund tju vij keto ditë edhe ndonjë vendim për sekuestrimin nga “Kryesia e PD” e kurorës së mbretit të Anglisë!