I dogjën “Porschen” luksoz në servis, reagon për herë të parë pronari (VIDEO)

Ditën e sotme, pasi mjeti i biznesmenit në Shkodër është përfshirë nga flakët, ka reaguar për herë të parë edhe vetë pronari i mjetit.

Shtetasi Artan Luka është pronar i një bar/restoranti eventesh që ndodhet në fshatin Juban të cilin e ka blerë një vit më parë.

Luka është shprehur se nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë dhe se nuk ka dijeni për ata që i kanë djegur makinën.

“Nuk kam asnjë problem me askend. Nuk kam patur ndonjëherë konflikt ndaj edhe nuk e di përse ma kanë djegur makinën. Nuk kam asnjë lloj dyshimi për shkak se nuk kam patur problem ndaj nuk e di nga ka ardhur. Jam i habitur për këtë që më ka ndodhur por shpresoj që të zbardhet sa më shpejt”, mësohet të ketë thënë 33-vjeçari të cilit iu dogj mjeti.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë, disa metra më tutje në momentin që mjeti i biznesmenit Luka merr flakë, duket një mjet tjetër që lëviz dhe që dyshohet se ka marrë autorin që i ka vendosur flakën duke u larguar më pas në drejtim të paditur.

Nga ana e saj policia po punon për të arritur në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë News 24 ka mundësuar pamjet e ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 5.12.2021 15:54