I dënuar në Itali me 30 vjet burg, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar në Holandë

Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga njësia “FAST” e policisë holandeze.

Ai ishte i dënuar në Itali me 30 vjet burg për trafik droge. Ngjarjet për te cilat akuzohet shqiptari kanë ndodhur mes viteve 2001-2003 dhe lidhen me trafikun e heroinës nga Shqipëria në Itali.

Në një nga episodet, në vitin 2003 në Empoli të Italisë janë sekuestruar 14 kg heroinë. 45-vjeçari konsiderohet organizator i këtij rasti transporti.

Shqiptari fshihej prej vitesh në Holandë nën një identitet të rremë dhe u arrit të zbulohej pas hetimeve të FAST Holanda. Ai do të paraqitet në Gjykatën e Amsterdamit e cila do të vendosë për ekstradimin e tij në Itali.

 


Shtuar 26.11.2023 13:22