I dënuar me dy vite burg, Adriatik Llalla vazhdon të jetë nën hetim nga SPAK

Pas dënimit me 2 vite burg në dy Shkallët e Gjyqësorit, Adriatik Llalla, ish kryeprokurori i Përgjithshëm, vazhdon të jetë nën hetim për akuzën e “Fshehjes së pasurisë” nga ana e SPAK.

Kjo e fundit disa ditë më parë ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatë për pushimin e këtyre hetimeve.

Burimet nuk bëjnë me dije objektin e hetimit, pra nëse kemi të bëjmë me të njëjtat rrethana, por konfirmojnë se kërkesa për pushimin e tyre është bërë me argumentin se është gjykuar njëherë për të njëjtën vepër penale.


Shtuar 15.02.2022 09:45