I dënuar me 16 vite burg për trafik prostitucioni, vihet në pranga 47-vjeçari në Dibër

Zabit Fisniku alias Artur Fisniku, 47 vjeç, banues në fshatin Trenë, Dibër është vënë në pranga.

Sipas policisë, Fisniku ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për trafikim të femrave për prostitucion.

Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën dhe PKK Rinas u finalizuar operacioni policor i kuduarr koduar “The end”.

“Në vitin 2005, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 16 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i femrave për prostitucion”, kryer në bashkëpunim”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.