I dënuar me 11 vite burg për aferën CEZ-DIA, Kastriot Ismailaj “lë” qelinë dhe merret në pyetje nga SPAK

Kastriot Ismailaj ka shkuar në SPAK për t’u pyetur lidhur me çështjen CEZ-DIA.

Ismailaj është pyetur nga prokurori Altin Dumani.

Nuk dihen më shumë detaje rreth pyetjeve që i janë drejtuar Ismailajt, por rikujtojmë se hetimi i asaj afere është rikthyer sërish në vëmendje.

Kujtojmë gjithashtu se Ismailaj është dënuar me 11 vite burg për aferën CEZ-DIA dhe po vuan dënimin në Burgun e Fierit./albeu.com/


Shtuar 21.04.2022 13:33