I dënuar me 10 vite burg, autoritetet greke arretojnë trafikantin shqiptar të drogës

Mbrëmjen e së dielës, policia në Peristeri arrestoi një shqiptar të shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 10 vite burg për trafik droge .

Sipas informacioneve, shqiptari akuzohej për përfshirje në rreth 60 raste të trafikut të drogës.

Mediat greke bëjnë me dije gjithshtu se shqiptari i arrestuar kishte shqetësuar autoritetet edhe për krime të tjera, ndërsa në të kaluarën ka vuajtur dënime të ndryshme në burgjet e shtetit fqinj./albeu.com


Shtuar 11.09.2023 08:45