I bie të fikët gjatë protestës, Gjekmarkaj: Një polic erdhi më shtyu me duar e më gjuajti me shkelma!

Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj nuk është ndjerë mirë gjatë protestës së sotme që po zhvillohet te “Pallati me Shigjeta”. Gjekmarkaj humbi ndjenjat për disa sekonda ndërsa në ndihmë i kanë ardhur protestuesit dhe deputetët e opozitës. Para se ngjarja të regjistrohet Gjekmarkaj deklaroi se është dhunuar nga policia gjatë protestës.

Ai theksoi se policët e kanë përplasur dhe goditur me shkelma edhe pse e dinin që ishte deputet pasi ai u është prezantuar si i tillë. Sipas tij në vendin tonë nuk ka më institucione, ka vetën violencë dhe rezistencë qytetare.

“I thashë jam Nënkryetari i Parlamentit por këtu nuk ka më institucione, ka vetën violencë dhe rezistencë qytetare. E gjitha është përpjekje për të krijuar provokim, sepse qytetarët kanë të drejtë të protestojnë. Bashkia e Tiranës i bën aktivitetet në rrugë edhe PS, është e drejta e Partisë Demokratike, e qytetarëve të protestojnë në rrugë.

Po rrëmbejnë qytetarët. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në protestë. Të gjithë do të përgjigjen para drejtësisë për mënyrën si po sillen. Një polic erdhi më shtyu me duar e më gjuajti me shkelma sikur të mos ishim njerëz po prej betoni”, tha Gjekmarkaj para se ai të ndihej keq.

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj nuk është ndjerë mirë gjatë protestës te “Pallati me Shigjeta” pas një përplasjeje me policët të cilët raportohet se e kanë rrethuar dhe e kanë shtrirë në tokë. Sapo kanë parë që nënkryetari i PD-së ka humbur ndjenjat kanë bërë thirrje për uji.


Shtuar 23.12.2024 19:22

Tags: ,