Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku 14-vjeçarja Vanja Gjorçevska u rrëmbye dhe u vra.
Deri tani 5 persona dyshohen se janë të përfshirë në këtë krim të rëndë por dhe në vrasjen e 74-vjeçarit nga Velesi i Maqedonisë së Veriut, trupi i të cilit u gjet së bashku me të miturën.
Autopsia do të përcaktojë dhe kohën dhe shkaqet e vrasjes së 14 vjeçares e cila u zhduk më 27 nëntor pak pasi kishte dalë nga banesa për të shkuar në shkollë dhe u gjet më 3 dhjetor e vrarë dhe e groposur.
Kjo paraqet një nga provat kryesore në procesin kundër Lupço Palevskit – Pallço, Velibor Manevit, Vlatko Keshishevit, Bore Videvskit dhe babait të viktimës, Aleksandar Gjorçevski.
Ndaj Lupço Palevskit është firmosur urdhërarrest ndërkombëtar, ndërsa babai i saj ndodhet i arrestuar. Ajo çka e bën më tragjike këtë histori është përfshirja e babait të vajzës.
Personat e arrestuar në dëshminë që kanë dhënë kanë thënë se oraret kur do të dilte vajza nga shtëpia i kanë marrë nga babai I saj. Motivi i rrëmbimit ka qenë për të marrë para nga nëna e saj për shkak se bashkëshortët ishin divorcuar
Megjithatë, suket se marrëdhëniet mes vajzës dhe babait ishin shumë tëm irë. Kjo vërtetohet nga provat e gjetura në sendet e vajzës. Në një detyrë për ditën e falenderimeve, vajza 14-vjeçare kishte shkruar se ishte mirënjohëse dhe ishte falenderuese për tërë jetën për babain e saj për atë çfarë kishte bërë për të.