I ati dhe bashkëshorti në arrest shtëpie, Argita Malltezi: SPAK ka vepruar me urdhër të Ramës, Balla ka bërë kallzim të rremë

Argita Maltezi ka dalë në një konferencë për mediat këtë të martë së bashku me avokatët Genc Gjokutaj, Sokol Mëngjesi dhe Klodian Skënderaj ku ka folur për vendimin e SPAK që ka lënë në arrest shtëpie ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Malltezi thotë se SPAK ka vepruar me urdhra politikë të Edi Ramës, teksa shton se kallëzimi i Ballës ka qenë i rremë.

“Sali Berisha dhe Arbi Malltezi jaanë në burg pa asnjë provë apo dëshmi që të tregojë se kanë kryer një rol në atë që njihet si çështja Partizani. Masa e arrestit me shtëpi ka për qëllim goditjen e opozitës, për qëllimet e vetë pushtetit. Çështja nisi nëpërmjet diktatit politik, teksa Taulant Balla bëri një kallëzim penal, që ngriti disa pretendime, që SPAK më pas tha se janë akuza të vlefshme.

Çështja filloi nëpërmjet diktatit politik. Balla në 2020 bëri një kallzim penal, që më pas rezultoi i rremë por SPAK i kthehu në pretendime të veta. 

Ligji njihet, është parim që njihet në të gjithë botën. Ky është kallëzim i rremë dhe Balla duhet të ishte në bankën e të akuzuarve. Toka ka qenë i rekujzuar , pra përjashton atë të shpronësimit. Është bërë një kallëzim për kallëzim të rremë për Taulant Ballën. SPAK nuk e ka marrë Ballën nën hetim për këtë vepër penale. Në çdo moment kur Rama ka bërë një presion publik ndaj SPAK për marrjen të pandehur ndaj Berishës, radha e veprimeve procedurale, SPAK ka intensifikuar materialet procedurale“, tha Malltezi.


Shtuar 12.03.2024 13:02