Zgjedhjet u manipuluan? PD i kërkon KQZ-së videot nga procesi i numërimit të votave (FOTO LAJM)

Pas humbjes në zgjedhjet parlamentare tw 25 prillit, Partia Demokratike ka kërkuar nga KQZ dorëzimin e një sërë materialesh zgjedhore pasi siç shprehet në një document dërguar këtij institucioni, dyshojnë për manipulime të mëdha.

Dokumenti mban firkën e Ivi Kasos dhe KQZ-së i kërkohet të dorëzojë videot nga KZAZ-të dhe QV-të për të verifikuar se çfarë ka ndodhur gjatë procesit të zgjedhjeve dhe numërimit.

Ndërkohë, në një konferencë për shtyp, Basha deklaroi  se kishte besuar te demokracia, por se në këto zgjedhje ishte përballur me një regjim krimi.

Shtuar 27.04.2021 07:04