Basha paralajmëron “luftë”: Vodhën, kërcënuan dhe shantazhuan!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një deklarate nga selia e PD-së ka folur për herë të parë pas numërimit të votave të 25 prillit ku doli fitues Partia Socialiste me 74 mandate.

Basha ka thënë se falë fuqisë së popullit do u kthehej demokracia popullit, por sipas tij zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë.

Sipas tij një regjim i Ramës bëri gjithçka për të ndryshuar garën e ndershëm. Basha është ndalur edhe tek votat e pavlefshme duke thënë se kanë shkaktuar deformim të vullnetit të zgjedhësve.

“Vodhën të dhënat, kërcënuan dhe shantazhuan. Edi Rama ka bashkëpunuar dhe po bashkëpunon me Tom Doshin . Ai kandidoi përfaqësues të krimit në listat e tij.  Por ne u bëmë më të fortë dhe jemi më të vendosur se kurrë kushdo që mendon se do dorëzohemi nuk na njeh mirë. Do e vazhdojmë betejën më të gjithë forcën tonë. Deri në fitore se misioni ynë është më i madh se të gjithë ne. Po u dorëzuam ne Shqipëria s’ka më asnjë mundësi. Dua t’ju falënderoj të gjithë ju. Aleatët tanë, komisionerët, vëzhguesit e numëruesit. Mbi 600 mijë shqiptarë votuan për ne dhe sollën shpresë.  Ju premtoj sot dhe nuk do ju zhgënjejmë kurrë, do luftojmë për ju. Zëri juaj do dëgjohet qartë dhe fortë. Është detyrimi para jush dhe para shqiptarëve. “ tha Basha.

“Beteja vetëm ka filluar. Demokracia do të fitojë.”

 

 


Shtuar 27.04.2021 20:03