“U përballëm me një regjim krimi”, Basha pranon zyrtarisht humbjen? (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat pas humbjes në zgjedhje.

Ndryshe nga sa pritej, ai as nuk ka dhënë dorëheqjen as nuk ka pohuar që këto zgjedhje kanë qenë të pamerituara, ndërsa ka ngritur akuza se votat janë blerë, por pa deklaruar nëse do ta pranojë apo jo këtë rezultat

“Unë besova që ne do t’ja kthenim Shqipërisë demokracinë, por këtë herë kjo nuk mjaftoi. Kjo sepse nuk u përballëm me një forcë politike, por me një regjim krimi që përdori çdo armë të paligjshme.

Ata përdorën miliona për koncesione, vodhën të dhënat e qytetarëve, shantazhuan administratën, gazetarët, mediat.  Blenë votat.

Edi Rama ka bashkëpunuar me përfaqësues të krimit si Tom Doshi që kanë gjithë botën demokratike kundër. Ne u bëmë më të fortë. Në jemi më të fortë se kurrë. Ne nuk do të dorëzohemi!”-u shpreh Basha. /albeu.com/


Shtuar 27.04.2021 19:48