Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, gjashtë persona kanë humbur jetë si pasojë e rrëzimit të një avioni në Alaskën juglindore të ejten.
“Një ekuipazh helikopteri MH-60 Jayhaëk nga Stacioni Ajror i Rojës Bregdetare gjeti rrënojat në orën 2:37 pasdite dhe dërgoi trupa shpëtimi të cilët nuk raportuan të mbijetuar,” ka deklaruar Roja Bregdetare.
Mediat e huaja raportojnë se në bordin e avionit të identifikuar nga zyrtarët si i operuar nga kompania Southeast Aviation, ishin pesë pasagjerë dhe një pilot.
Gjithashtu bëhet me dije se favorizuese për këtë incidentë ka qenë edhe koha e vrejtur dhe disa re shiu të lehta në zonën ku ndodhi edhe rrëzimi i avionit.
Menjëherë autoritete vendase dhe Rojet Bregdetare filluan kërkimin e tyre, pasi avioni u zhduk nga radarët herët të enjten, të paralajmëruar në zonë nga një radio fener që tregon pozicionin e urgjencës i cili automatikisht siguron vendndodhjen e tij.
Ndërkohë bëhet me dije se alarmi e tregonte avionin pranë Ketchikan në afërsi të Monumentit Kombëtar Misty Fjords, ky i fundit një atraksion turistik shumë i njohur.