Një furgon pasagjerësh është përplasur me barrierat prej betoni në anë të rrugës, pranë Mbikalimit të Kasharit në Tiranë.
Dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e automjetit. Për pasojë, 4 pasagjerë kanë mbetur të dëmtuar, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën, raporton gazetarja Xhensila Kodra.
Të lidhura
None found
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
