Humb kontrollin e motorit dhe përplaset rëndë, i riu nga Laçi me urgjencë drejt Traumës

Një aksident ka ndodhur sot në Laç, në autostradë, ku një i ri që po udhëtonte me motor ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë, duke çuar në përplasje.

Nga aksidenti mësohet se i riu është dëmtuar rëndë dhe është dërguar me ambulacë në spitalin e Laçit.

Duke qenë se gjendja e tij ishte e rëndë, ai është transportuar në Tiranë, në spitaline Traumës, për mjekim më të specializuar.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com

 

 


Shtuar 29.06.2021 15:55