Humb kontrollin e mjetit, gruaja merr përpara shtyllën e ndriçimit në Berat, shpëton për mrekulli bashkë me vajzën

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Cërrik – Fermë. Drejtuesja e një mjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me shtyllën e ndriçimit anës rrugës.

Nga aksidenti kanë shpëtuar për mrekulli drejtuesja e mjetit dhe vajza e saj, vetëm me dëmtime të lehta.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.cm