Humb jetën pushuesi nga Kosova, në plazhin e Tales

Humb jetën një pushues në plazhin e Tales në Lezhë. Dyshohet se pushuesi ka humbur jetën për shkak të infarktit.

Burime bëjnë me dije se 47-vjeçari nga Kosova kishte hyrë në ujë në breg dhe menjëherë ka shfaqur probleme.

Mësohet se ka mbërritur ambulanca dhe është dërguar në spitalin e Lezhës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Ndërkohë po të njëjtat burime na bëjnë me dije se një pushuese nga Kosova, është shpëtuar nga mbytja në plazhin e Shëngjinit./albeu.com


Shtuar 27.07.2022 19:28