Histori tronditëse vijnë nga Gaza.
BBC shkruan se mjekët në një spital në Gaza kanë arritur të shpëtojnë një foshnjë të palindur me prerje cezariane urgjente, pasi nëna e saj u vra gjatë një sulmi ajror.
Gazetari Rushdi Abualouf, raportoi mbrëmë se nëna u plagos rëndë gjatë një sulmi izraelit në qytetin Khan Younis.
Babai i foshnjës u vra gjatë sulmeve, ndërsa nëna shtatzënë u dërgua në spitalin Nasser, shtoi ai.
Nëna ishte ende gjallë duke luftuar për jetën e saj dhe të foshnjës, shtoi ai.
Më vonë, spitali raportoi se nëna ndërroi jetë. Fatmirësisht foshnja e saj, i mbijetoi prerjes cezariane dhe është në gjendje të qëndrueshme./albeu.com