Hetimi për Evis Berberin/ Daam shpk i paguante edhe telefonin, shoqëria zotëron 5 pasuri të paluajtshme

Hetimi i prokurorisë së posaҫme për ish-kreun e ARRSH Evis Berberi, ka zbuluar dokumete të tjera që provojnë se kompania Daam shpk edhe pse me dokumente rezulton e shitur, pronar real i saj vijonte të ishte Evis Berberi.

Faturat e tij telefonike paguheshin pikërisht nga firma, të cilën ai supozohej që e kishte shitur.

Përveҫ pagesës së kryer të udhëtimit në Turqi dhe tërheqjes së disa shumave të parave nga llogari e kompanisë Daam shpk, Evis Berberi, kishte të regjistruar edhe numrin e telefonit të tij në këtë kompani, e cila i paguante faturën mujore

Në një dokument të siguruar nga Ora News, kompania Daam shpk që SPAK thotë zotërohet në realitet nga Evis Berberi, ka paguar drejt kompanisë telefonike 31 fatura me vlerë totale 166,519,15 të cilët janë bërë në forëm e parave cash.

Këto fatura janë paguar në disa pika të ndryshme të Tiranës.

Në dokumentet thuhet se përvec pagesave cash, një pjese e faturave janë paguar edhe nëpërmjet llogarive bankarë.

Nga mbledhja e të dhënave, rezulton se kompania Daam shpk, ka paguar për numerin e telefonit të Evis Berberit një shumë prej 54,199,82 lek.

Këto pagesa janë bërë nga 30 janari i vitit 2023, e deri në muajin nëntor të atij viti.

Përveҫ kësaj, hetusit e BKH kanë dërguar dërguar edhe kërkesë agjensisë shtetororë të kadastres, në lidhje me pronat e regjistruara në emer të kompanisë Daam shpk.

Në përgjigjën e kthyer, rezulton se komapnia Daam Shpk, është pronarë e 5 pasurivë të palujatshme.

Sipas SPAK, në këto pasuri ndodhet 3 në zonën e Mangullës në afërsi të Petreles dhe 2 të tjera në Trianë.

Nga verifikimet rezulton se këto 5 asete, janë dy bashkpronar Daam shpk dhe Net grup shpk


Shtuar 17.03.2024 14:21