Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka dërguar letërporosi në disa vende të BE dhe në SHBA në kuadër të hetimeve që po kryen për Belinda Ballukun, e cila është vënë nën “lupë” edhe për pasurinë, krahas hetimeve për abuzime me tenderat.
Gazetarja Klodiana Lala, i bëri me dije këto të dhëna, duke shtuar se marrë shkas nga intensifikimi i hetimeve ndaj ish zv kryeministres, Prokuroria e Posaçme mund t’i drejtohet sërish Kuvendit për t’i hequr imunitetin e deputetes dhe hapjen e rrugës për arrestimin e saj.
Të lidhura
“Burime pranë SPAK konfirmojnë se javët e fundit iu është dhënë rrugë disa letër porosive përmes të cilave është kërkuar informacion dhe të dhëna nga vende të BE por edhe në SHBA, që lidhen me Ballukun apo persona të lidhur me të.
SPAK më herët kërkoi leje për arrestimin e saj por maxhoranca në fuqi e rrëzoi këtë kërkesë dhe tashmë në fuqi ndaj ish zv kryeministres mbetet në fuqi masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit.
Mbetet në fuqi dhe masa e pezullimit nga ushtrimi i funksioneve, ç`ka dmth Balluku i ka kundërshtuar në shkallë më të lartë. Nisur këto të dhëna të tjera, kontrolle intensive se ka dyshime të forta për transaksione dhe kontratat të tjera publike me persona të zonjës Balluku, ndoshta situata mund të ndryshojë dhe prokurorët mund të ripërsërisin por mbetet potencialisht një dyshim i arsyeshëm për sa kohë hetimet janë intensifikuar një kërkesë të re për ish-numrin dy të qeverisë”, raportoi gazetarja.
Më herët, sot, SPAK ushtroi kontrolle në zyra dhe biznese të lidhur me familjarë të Belinda Ballukut. Gazetarja Klodiana Lala konfirmoi se është ushtruar kontroll në banesën e Mired Reçit, djalit të tezes së Belinda Ballukut, por edhe personave të tjerë të lidhur me të, në kuadër të hetimeve që po kryhen edhe në drejtim të pasurisë.
Mired Reçi, rezulton se qenë ortak me 49% të aksioneve në dy kompani: “XL MARKET” shpk dhe “Hippo Tregu Elektrik” shpk. Ortaku tjetër është Meland Qirko, kunati i ish zëvendes kryeministres Balluku, i martuar me motrën e saj, Pamela Qirko.
Gjatë këtyre kontrolleve që pasojnë ato të dhjetorit 2025 dhe janarit të këtij viti, mësohet se janë sekuestruar sërish celularë, dokumenta që sipas Prokurorëve i shërbejnë hetimit të çështjes.

